Një ngjarje e pazakontë në Brazil është bërë virale në rrjetet sociale, pasi një fëmijë vetëm 18 muajsh arriti të largohej i vetëm nga çerdhja dhe të shkonte deri te vendi i punës së nënës së tij.
Rasti ka ndodhur në Braço do Norte, ku kamerat e sigurisë kanë regjistruar vogëlushin duke ecur i vetëm përgjatë rrugës për rreth 50 metra.
Në pamje shihet momenti kur fëmija përpiqet të ngjitet në trotuar, rrëzohet, por më pas ngrihet vetë dhe vazhdon rrugën.
Ai arriti deri te ndërtesa ku punonte nëna e tij dhe trokiti në derën prej xhami.
Një recepsioniste e vuri re menjëherë dhe, pasi kuptoi se fëmija ishte pa shoqërues, e futi brenda dhe e bashkoi me nënën.
Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në internet, ndërsa rasti ka ngritur edhe pikëpyetje për mënyrën se si një fëmijë kaq i vogël arriti të largohej pa u vënë re nga çerdhja. /GazetaExpress/
