Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka shprehur ngushëllime të thella pas vdekjes tragjike të bashkatdhetarit Asllan Musliu, i cili ishte nga fshati Zaplluxhe.

Musliu humbi jetën aksidentalisht pas një incidenti në një punishte në Vjenë të Austrisë, siç raportohet nga IndeksOnline.

Në telegramin e tij të ngushëllimit, kryetari Xheladini theksoi: “Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Dragashit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu dhe të gjithë të afërmve! Humbja e një jete të re është një plagë e rëndë për familjen dhe për gjithë shoqërinë tonë.”

Ai shtoi se Komuna dhe ai vetë janë pranë familjes në këto momente të vështira. “Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen tuaj të madhe. I ndjeri u prehtë në paqe, ndërsa familjarëve dhe miqve Zoti iu dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë,” përfundoi Xheladini.