**AAK kremton 26-vjetorin, Haradinaj: Bashkë me qytetarët, drejt fitoreve të reja**

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, shënoi sot 26-vjetorin e themelimit të partisë, duke falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme dhe rrugëtimin e përbashkët ndër vite.

Ai shprehu mirënjohje për besnikërinë ndaj vizionit kombëtar dhe shtetformues, duke theksuar se Aleanca ka kaluar së bashku me qytetarët momente gëzimi dhe sfida të vështira, duke mos u dorëzuar kurrë.

Haradinaj bëri të ditur se Aleanca do të vazhdojë fuqishëm angazhimin politik në muajt në vijim, si dhe në vitet e ardhshme, me synim arritjen e fitoreve të reja dhe forcimin e mëtejshëm të shtetit të Kosovës.

“Jemi më të mirët. Me ju, për shtetin. Me Kosovën, me Aleancën, përjetësisht”, deklaroi Haradinaj.