Sot shënohen 27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë, ku forcat serbe vranë 116 civilë shqiptarë të pafajshëm.

Viktimat ishin nxjerrë nga një kolonë e gjatë me qindra civilë, të cilët po udhëtonin drejt Shqipërisë, duke kërkuar strehim.

Sipas dëshmitarëve, 116 civilët u pushkatuan barbarisht brenda një periudhe prej dy orësh.

Përkujtimi i kësaj dite tragjike do të shënohet sot me një akademi përkujtimore që do të mbahet në Studime të Vushtrrisë.