**Përparim Rama kërkon nga Gjykata Supreme shqyrtim me prioritet të rastit të NPB-së: 350 familje prekur nga mungesa e pagave**
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka kërkuar Gjykatës Supreme të shqyrtojë me prioritet rastin që lidhet me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), duke theksuar se kjo çështje prek rreth 350 familje, të cilat gjenden pa paga.
Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, bëri të ditur se kishte vizituar ambientet e NPB-së. Aty u takua me menaxhmentin e ndërmarrjes dhe shprehu shqetësimin e tij të thellë lidhur me vonesat e pagave të punëtorëve.
