Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në Politiko tha se partitë opozitare janë kapur nga paniku politik, duke komentuar sjelljen e tyre ndaj ftesës për takim.
Ai tha se gjatë ditës së sotme përderisa ishin në zyret e PDK-së dhe LDK-së, kishte pasur ftesë si për ta dhe se nuk kishte asnjë arsye që ato të silleshin ndryshe, ashtu siç ksihte reaguar Parisi.
“Ne ishim për një ftesë, edhe PDK edhe LDK, dhe nuk kishte asnjë arsye me u sjellë ndryshe. Besoj që sjellja e Parisit ishte nga paniku që i ka kap partitë opozitare”, tha Molliqaj në Politiko.
Sipas tij, reagimet e opozitës tregojnë se kritikat e PSD-së po kanë ndikim real në skenën politike.
“Unë e kuptoj këtë sepse këto kanë qenë vetëm opozitë formale. Me qenë se kritika jonë nuk është e vërtetë, kërkush nuk shqetësohet. Për kritika që ty nuk të prekin, ty nuk ta nin”, u shpreh ai.
