Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Poduejvë, më saktësisht në fshatin Lupç.

Dy vetura janë përplasur ndërmjet vete, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ky është aksidenti i disatë me radhë brenda pak ditësh, në po të njëjtin segment rrugor./IndeksOnline/