Gjendet personi i humbur në Prizren pas kërkimeve gjithënatë
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SKKSH) ka njoftuar sot se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është gjetur personi i zhdukur në fshatin Reçan të Prizrenit, në orët e para të mëngjesit.
Operacioni i shpëtimit, sipas SKKSH-së, u realizua me sukses falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ekipit të shoqatës, zjarrfikësve të Prizrenit dhe Policisë së Kosovës.
SKKSH ka shprehur falënderime për të gjithë pjesëmarrësit. “Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin në këtë operacion,” thuhet në deklaratën e tyre.
