Xhavit Halitit i është dhuruar flamuri i UÇK-së, sot gjatë takimit të PDK-së me punëtorë shëndetësor, në hotel “Emerald”.

“Sa nder dhe krenari kur më dhurohet flamuri i lavdishëm i UÇK-së.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkroi Haliti në llogarinë e vet në Facebook.

Xhavit Haliti, njëri nga themeluesit e UÇK-së, garon me numrin 14 për deputet të Kuvendit të Kosovës.