Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë qëndrimit të tij në Indi, ka vizituar Misionaret e Bamirësisë në Kalkutë. Ai njoftoi se vizita ishte për të nderuar trashëgiminë e Nënë Terezës, të cilën e përshkroi si një figurë që ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi ndaj njerëzve në nevojë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rubio shkroi: “U ndjeva i nderuar që vizitova Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim.” Ai theksoi vlerën e punës humanitare që vazhdon të kryhet në frymën e Nënë Terezës.
Nënë Tereza, me origjinë shqiptare, njihet botërisht si një figurë e shquar humanitare.
