Kendall Jenner dhe Jacob Elordi, pamje romantike në Montecito
Modelja Kendall Jenner dhe aktori Jacob Elordi duket se po përjetojnë intensivisht romancën e tyre, ndërsa paraqitja e tyre e fundit publike ka përforcuar idenë e një lidhjeje tashmë serioze.
Modelja e njohur dhe aktori australian u panë së fundmi në Montecito, Kaliforni, duke kaluar një mbrëmje me miq të ngushtë. Sipas mediave amerikane, dyshja kishte organizuar një darkë private në një ambient të fshehur nga sytë e publikut, por nuk mundën t’i shpëtonin objektivit të paparacëve.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se Kendall shfaqej shumë e afërt me Jacob-in gjatë gjithë mbrëmjes. Ajo u pa duke e përqafuar, duke i prekur flokët dhe duke shkëmbyer gjeste të ëmbla që tërhoqën menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.
Edhe Jacob dukej tejet i lumtur në prani të modeles, ndërsa të dy u larguan bashkë në përfundim të darkës me të njëjtën makinë.
Kjo shënon herën e dytë që ata fotografohen bashkë brenda pak javësh, pas imazheve që u shpërndanë gjerësisht nga pushimet e tyre në Hawaii. Vlen të kujtohet se ata janë parë edhe më herët në një takim të dyfishtë me Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, duke nxitur spekulimet për një romancë që tashmë duket më serioze se kurrë më parë.
