Hoti: Sot lëshohen pagesat prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët
Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të bëhen pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët.
Hoti theksoi se këto pagesa po realizohen pasi është përfunduar mbështetja për lehonat.
“Njoftojmë qytetarët se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë lëshohet sot, pasi dje u bënë pagesat e njëhershme për lehonat, në vlerën prej 500 eurosh”, deklaroi ai për RTV Dukagjini.
