Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Myftiun Naim Tërnava me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Abdixhiku uroi Myftiun, bashkëpunëtorët e tij dhe të gjithë besimtarët myslimanë për festën, duke dëshiruar paqe, shëndet dhe begati në çdo familje.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku theksoi: “Njëkohësisht, e përgëzova Myftiun Tërnava për punën e rëndësishme që Bashkësia Islame e Kosovës bën në përkujdesjen, solidaritetin dhe mbështetjen ndaj familjeve në nevojë; një mision me vlerë të veçantë njerëzore dhe shoqërore.”
