Qeveria zvicerane synon kufizimin e reklamave për ushqimet e pashëndetshme.
Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë (BLV) prezantoi të martën një propozim për përfaqësuesit e industrisë ushqimore. Ky propozim ka për qëllim kufizimin e reklamave për produkte ushqimore me përmbajtje të lartë kripe, sheqeri dhe yndyre.
Sipas BLV-së, kjo masë është veçanërisht e nevojshme për reklamat që targetojnë fëmijët e vegjël.
Autoriteti federal theksoi se “vetërregullimi duhet të zbatohet në të gjithë sektorin dhe të përfshijë çdo kanal reklamimi që synon fëmijët nën moshën 13-vjeçare, qoftë në platformat online apo offline.”
Me këtë iniciativë, autoritetet synojnë të forcojnë mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i reklamave të ushqimeve të pashëndetshme dhe të promovojnë zakone më të shëndetshme ushqimore.
