Gjilan | Vdes besimtari i moshuar në xhami, para faljes së Bajramit
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot në Xhaminë e Kmetocit, në Komunën e Gjilanit.
Ndërsa bëheshin përgatitjet dhe mblidheshin besimtarët për faljen e namazit të Kurban Bajramit, ka ndërruar jetë Haxhi Shefki Latifi.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit përmes rrjeteve sociale.
Ai kujtohet nga komuniteti si një besimtar i devotshëm dhe një figurë e lidhur ngushtë me xhaminë.
