Antonio Costa nis turin në Ballkan, viziton Kosovën më 3 qershor
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme. Turi i tij ballkanik do të nisë të hënën me një ndalesë në Sarajevë dhe do të përfundojë të enjten në Mal të Zi.
Vizita në Prishtinë është parashikuar për të mërkurën, më 3 qershor, ku ai do të zhvillojë takime me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me liderë të partive opozitare.
Kjo vizitë e Presidentit të Këshillit Evropian organizohet në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Ky samit konsiderohet ngjarja më e rëndësishme politike për rajonin, që zhvillohet një herë në vit. Liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së pritet t’u kërkojnë të gjitha vendeve të rajonit ta shfrytëzojnë vrullin pozitiv në procesin e zgjerimit, të përmirësojnë sundimin e ligjit dhe të zgjidhin kontestet me fqinjët e tyre.
