Zelensky: Ukraina gati të mbështesë Rumaninë

Në një deklaratë të bërë në rrjetet sociale, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina është “e gatshme të mbështesë Rumaninë në çfarëdo mënyre që është e nevojshme në këto rrethana”.

Kreu i shtetit ukrainas shtoi se presioni ndaj Rusisë duhet të rritet për të siguruar që lufta “të mos zvarritet apo zgjerohet”. Këto deklarata vijnë sipas raportimeve të BBC, të transmetuara nga Klankosova.

Njëkohësisht, duke iu uruar shërim të shpejtë të lënduarve, Zelensky deklaroi se vendi i tij pret që masat e reja të sanksioneve nga Bashkimi Evropian të jenë të fuqishme. Ai theksoi se qëllimi është “që ta bëjnë Rusinë të ndiejë se sulmet e saj nënkuptojnë humbje të konsiderueshme për vetë Rusinë”.