Naim Behlulaj, kandidati i LDK-së me numrin 72, do të nisë zyrtarisht fushatën e tij elektorale nesër në Rakosh, një zonë ku ai gëzon mbështetje të konsiderueshme. Kandidatura e Behlulajt po merr mbështetje të gjerë, veçanërisht pas tubimit të suksesshëm të djeshëm në Prishtinë. Tubimi i nesërm me qytetarët do të mbahet në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh, duke filluar nga ora 20:00.