Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Ramaj, ka deklaruar se në Podujevë është shfaqur një mobilizim i madh i përkrahësve të PDK-së në mbështetje të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Përmes një postimi në facebook, Ramaj ka bërë të ditur se sonte në Podujevë është mbajtur një takim me aktivistë dhe përkrahës të partisë, ku, sipas tij, është dhënë përkrahje e fuqishme për Bedri Hamzën.
“Llapi e dha kushtrimin e fitores!Sonte në Podujevë u mblodhëm me aktivistë e përkrahës, për t’i dhënë përkrahjen e madhe Bedri Hamzës.Kur Llapi çohet në këmbë për t’i thënë STOP krizës, dridhet seriozisht themeli i këtij pushteti. Faleminderit për përkrahje!”, ka shkruar Ramaj./IndeksOnline/
