Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka publikuar një video nga biseda me një pronar të një biznesi të vogël, i cili flet për rënien e standardit të jetesës dhe vështirësitë me të cilat po përballen familjet në Kosovë.
Sipas tij, shumë qytetarë po detyrohen që nga data 20 e muajit të marrin borxh për t’i mbuluar shpenzimet bazike.
“Qeverisja e Albin Kurtit nuk është marrë fare me qytetarin. Çmimet janë rritur, pagat kanë mbetur të njëjta, ndërsa shumë familje sot mezi e shtyjnë muajin, duke hyrë nga një borxh në tjetrin”, ka shkruar Ismaili.
Ai ka thënë se kjo nuk është jetë e dinjitetshme dhe se qytetarët meritojnë një qeveri që merret me mirëqenien e tyre.
“Me Bedri Hamzën kryeministër, do t’i japim fund kësaj krize dhe do ta kthejmë kujdesin aty ku duhet të jetë: te familjet, te mirëqenia dhe te dinjiteti i qytetarit”, ka shkruar Ismaili.
Video e plotë:
