Sot shënohet 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Xhemajl Fetahaj.

Fetahaj lindi në Raushiq të Pejës në vitin 1963 dhe ra dëshmor më 31 maj 1999, gjatë luftimeve të ashpra në betejën e Koshares, pranë kufirit me Shqipërinë.

Ai ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, luftëtar i dalluar i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për heroizmin e tij është shpallur Hero i Kosovës. (Burimi: KosovaPress)