Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb në Leposaviq, i cili tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, duke transportuar sasi të mëdha mishi dhe specash.

Furgoni i tij u ndalua nga zyrtarët policorë në Tresavë të Leposaviqit, të cilët gjetën në të sasi të konsiderueshme mishi dhe specash.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 30 maj 2026, rreth orës 17:00. Furgoni drejtohej nga një shtetas serb i dyshuar, në të cilin kishte të ngarkuar rreth 5000 kilogramë mish dhe 250 kilogramë speca. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se po tentonte të kalonte ilegalisht nga territori i Republikës së Kosovës drejt Serbisë.

Pas konsultimit me prokurorin, malli u dërgua në doganë, ndërsa i dyshuari u lirua.