Rrahman Rama takohet me mbështetësit në Vushtrri, zotohet kundër keqqeverisjes
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Rrahman Rama, ka zhvilluar sot paradite një takim me aktivistë dhe mbështetës të partisë në fshatrat Stanoc i Poshtëm dhe i Epërm në Vushtrri.
Përmes një postimi në platformën sociale Facebook, Rama theksoi se ditën e kishte nisur “me aktivistë dhe mbështetës të ditëve të para të PDK-së nga fshatrat Stanoc i Poshtëm dhe i Epërm”.
Ai vuri në dukje se “këta njerëz që dhanë shumë nga vetja për PDK-në, meritojnë respekt të vazhdueshëm, sepse kontributi i tyre u dha në një kohë shumë të nevojshme për vendin”.
Në fund të mesazhit të tij, kandidati Rama theksoi edhe zotimin e përbashkët me mbështetësit: “U besatuam që së bashku t’i themi STOP keqqeverisjes!”
