Albian Hajdari raporton kërcënime në Zvicër pas zgjedhjes së Kosovës
Albian Hajdari, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës, ka zbuluar se ka marrë kërcënime në Zvicër pas vendimit të tij për të përfaqësuar Kosovën në futboll.
Që prejse veshi fanellën e përfaqësueses së Kosovës, Hajdari është bërë pjesë kyçe e formacionit të trajnerit Franco Foda, duke treguar performancë të lartë si në nivel individual, ashtu edhe me ekipin e tij, Hoffenheim, në Bundesliga gjermane.
Megjithatë, në një intervistë të dhënë për mediumin zviceran “Watson”, mbrojtësi tregoi detaje rreth kërcënimeve dhe fyerjeve që ka marrë për shkak të zgjedhjes së tij.
“Kishte kërcënime dhe fyerje shumë personale. Njerëzit më shkruanin duke më thënë se e dinin ku jetoja unë dhe prindërit e mi. Më thoshin se do t’i sulmonin prindërit e mi nëse nuk do të isha në shtëpi. Por unë nuk i marr shumë afër zemrës këto mesazhe në rrjetet sociale”, theksoi Hajdari.
