Lirim Kastrati do të vazhdojë të jetë lojtar i Vllaznisë së Shkodrës.
Ndonëse pësoi një lëndim të rëndë ku këputi ligamentet, gjiganti shqiptar vendosi që ta mbajë yllin kosovar, duke besuar në kualitetin e tij.
Kastrati, ka vazhduar kontratën edhe për një vit teksa po synon të rikuperohet sa më shpejtë.
27-vjeçari, bëri 26 paraqitje ku shënoi 2 gola dhe 4 asistime me Vllazninë./IndeksOnline/
