LDK mban tubim elektoral në Istog, Shkëmb Manaj bën thirrje për ringritje
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot tubimin e saj elektoral në Istog. Zyrtari i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka bërë thirrje për bashkim dhe ringritje të fuqisë politike të partisë.
Tubimi i madh elektoral i LDK-së do të mbahet sonte, në orën 18:30, në Palestrën e Sportit “IBOS” në Istog.
Nëpërmjet një njoftimi, Manaj ka ftuar qytetarët e Komunës së Istogut të bashkohen. “Istogu bashkohet sonte në ora 18:30, në Palestrën e Sportit “IBOS” në Tubimin e Madh Elektoral të LDK-së”, ka shkruar Manaj.
Ai ka vazhduar me thirrjen: “Të çmuar qytetarë të Komunës së Istogut, ejani të bëhemi bashkë, gra e burra, të rinj e të reja, për të treguar fuqinë tonë politike! Ejani të dëshmojmë se Istogu mbetet epiqendra e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se ringritja e madhe rugoviste e ka mbështetjen e fuqishme këtu sepse kur shteti rrezikohet, qytetarët gjithmonë e kanë një adresë të vetme që e ruan dhe e zhvillon atë më së miri, e kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”.
Në fund të njoftimit, Manaj ka përfunduar me fjalët: “Zoti na bekoftë në këtë rrugëtim historik për LDK-në dhe Kosovën”.
