Kosova nuk ka pasur mungesë energjie njerëzore, ideje apovullneti për punë. Ajo që shpesh ka munguar është mekanizmiinstitucional që ta kthejë potencialin ekonomik të mërgatës nëinvestim të sigurt dhe afatgjatë brenda vendit. Për dekada, mërgata jonë ka qenë shtylla kryesore e mbijetesës ekonomike tëKosovës përmes remitancave. Tani është koha që shteti tëndërtojë instrumente serioze për ta kthyer këtë potencial nëzhvillim prodhues, vende pune dhe industrializim modern.

Pikërisht për këtë arsye Kryeministri Albin Kurti ka paraparëkrijimin e “Dritares për Investime të Diasporës”, përmes së cilësdo të mbështeten deri në 100 milionë euro investime tëndërmarrësve nga diaspora që realizohen në Kosovë. Shteti i Kosovës do të jetë garant për investimet e mërgatës. Për të gjithakreditë që merren për investimet e tyre këtu, shteti i Kosovës do të shërbejë si hipotekë për ta.

Ky padyshim që është program financiar, por në thelb ka sisynim të ndërrojë raportin mes shtetit dhe investitorëve ngamërgata.

Për herë të parë, prej vitit 2021 në Qeverinë Kurti, shteti i Kosovës nuk e pa mërgatën vetëm si burim remitancash dhekonsumator sezonal, por si partner strategjik zhvillimi. Përinvestimet që mërgata realizon në Kosovë, shteti do të ofrojëgaranci për kreditë investuese, duke funksionuar si mbështetjegarantuese për financimin e projekteve të tyre.

Në praktikë, kjo nënkupton se ndërmarrësit nga mërgata do ta kenë shumë më të lehtë qasjen në financim bankar për investimenë prodhim, teknologji, përpunim, turizëm, bujqësi, energji dhesektorë të tjerë strategjikë. Një nga pengesat kryesore qëinvestitorët nga mërgata kanë hasur deri më sot ka qenëmungesa e kolateralit dhe rreziku i lartë që bankat ia atribuojnëinvestimeve të reja. Pikërisht këtu ndërhyn shteti duke reduktuarriskun financiar dhe duke krijuar besim institucional përinvestitorët.

Mërgata shqiptare përfaqëson një potencial ekonomik që matetme miliarda euro kapital financiar, profesional dhe teknologjik. Vetëm remitancat vjetore në Kosovë tashmë kalojnë mbi 1 miliard euro. Por remitanca konsumohen. Investimet, në anëntjetër, krijojnë kapacitete të reja prodhuese, vende pune dhezhvillim afatgjatë.

Kjo është arsyeja pse “Dritarja për Investime të Diasporës”.ështëurë strategjike mes Kosovës dhe mërgatës. Është mekanizëm përta kthyer lidhjen emocionale me atdheun në fuqi konkretezhvillimore.

Në të njëjtën kohë, kjo politikë krijon një mesazh të ri politik se shteti i Kosovës është i gatshëm të ndajë përgjegjësinë dheriskun me qytetarët e vet që duan të investojnë në vend. Përshumë vite, ndërmarrësit janë përballur me burokraci, pasiguridhe mungesë mbështetjeje institucionale. Modeli që propozonLëvizja VETËVENDOSJE! është krejt tjetër pra, shteti sipartner zhvillimi, jo si pengesë administrative.

Mbështetja me votë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numër116, është mbështetje për një shtet që e kupton se zhvillimi nukvjen nga rastësia, por nga partneriteti mes institucioneve, qytetarëve dhe mërgatës shqiptare anembanë botës.