Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari është regjistruar në aksin Laç–Patok, ndërsa policia ka arrestuar shoferen e automjetit të përfshirë në ngjarje.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë e arrestuara është 33-vjeçare, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.
“Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Megjithatë, rreth orës 18:40, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”.
“Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim./abcnews.al
