Aksident i rëndë në Francë: Kamioni përplas 23 makina, 37 të lënduar

Një aksident i rëndë ndodhi të martën pasdite në qytetin Antibes, Francë, kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me të paktën 23 automjete. Si pasojë e përplasjes, 37 persona mbetën të plagosur, përfshirë tre punonjës policie.

Shoferi i kamionit dyshohet se e zuri gjumi në timon, duke shkaktuar aksidentin masiv. Autoritetet e arrestuan shoferin në vendin e ngjarjes.

Shumë automjete pësuan dëme të rënda materiale. Një operacion shpëtimi po zhvillohet për të nxjerrë personat e bllokuar në automjete. Deri më tani, nuk ka raportime për viktima. Në vendngjarje mbërritën me shpejtësi 40 zjarrfikës me 18 automjete, ambulanca dhe forca të shumta policie. Lajmin e bën të ditur Euronews.al.