Gazmend Muhaxhiri i jep përkrahje kandidatit të LDK-së, Ruzhdi Blakajt
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka dhënë përkrahje publike për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Ruzhdi Blakaj.
Përkrahja është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Muhaxhiri ka shprehur besimin e tij te Blakaj dhe ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të tij në Kuvendin e Kosovës.
Në postimin e tij të plotë, Muhaxhiri shkruan:
“Peja rreshtohet krah njerëzve të dëshmuar dhe me integritet të lartë! Me Ruzhdi Blakajn në Kuvendin e Kosovës, qytetarët tanë do të kenë një përfaqësues të vendosur dhe gjithmonë të hapur. #Bashkohu edhe ti për fitoren e LDK-së!”
Në fund të postimit, ai ka përmendur edhe numrat e fushatës së LDK-së dhe kandidatit Blakaj: “LDK – 113” dhe “Ruzhdi Blakaj – 95”, si dhe hashtag-et #Bashkohu #LDK113.
