Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar detaje nga tubimi në Ferizaj.

Krahas pamjeve, Abdixhiku ka shkruar:

Edhe Ferizaji flakë! 🔥💙

Një bashkim i jashtëzakonshëm i njerëzve që duan zhvillim, shtet të fortë dhe një Kosovë të fuqizuar në arenën ndërkombëtare. Kjo energji, ky entuziazëm dhe kjo shpresë e madhe po dëshmojnë se njerëzit janë gati për një drejtim të ri.

Në Ferizaj folëm edhe për një nga projektet më strategjike për vendin; Centralin me Gaz Amerikan, që do të ndërtohet pikërisht në këtë qytet. Një investim jetik për sigurinë energjetike të Kosovës, për zhvillimin ekonomik dhe për t’i dhënë fund varësisë nga importi i shtrenjtë i energjisë. Ferizaji do të bëhet sinonim i zhvillimit energjetik dhe industrial të Kosovës.

Në Ferizaj garojmë me kandidatin Visar Azemi me numër 16, kandidaten Janina Ymeri me numër 24, kandidatin Burim Meta me numër 30, kandidaten Arjeta Musliu me numër 40, kandidatin Ekrem Mustafa me numër 45, kandidaten Zoja Lohaj Konjufca me numër 101 dhe kandidatin Paris Guri me numër 110.

Ferizaji ka energjinë, njerëzit dhe potencialin. Tani i duhet vetëm drejtimi i duhur! 💙