**Donacion për Stenaldon: Shaqir Palushi jep 10 mijë euro për ish-banorin e BBV Albania**
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Stenaldo, po përballet me një sfidë të rëndë në jetën e tij, pasi aktualisht ka nevojë për një banesë. Historia e tij ka prekur zemrat e shumë njerëzve, duke tërhequr vëmendjen e publikut mbi vështirësitë me të cilat ai po haset, shkruan Indeksonline.
Në shenjë mbështetjeje, Fondacioni “Frutex” dhe “Golden Eagle” i biznesmenit kosovar, Shaqir Palushi, ka dhuruar 10 mijë euro për Stenaldon. Palushi theksoi se Stenaldo është një shembull i forcës dhe këmbënguljes, duke mos u dorëzuar përballë sfidave të shumta.
Megjithatë, nevoja për ndihmë mbetet e madhe dhe kërkon solidaritetin e të gjithëve. Apeli i lançuar është i qartë: “Le të bashkohemi për t’i ardhur në ndihmë Stenaldos, pasi çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim thelbësor në jetën e tij”.
