Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar tubime elektorale në Kaçanik dhe Han të Elezit, ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përmes një mesazhi të publikuar pas takimeve me qytetarët, Hoxhaj tha se në këto dy komuna ka parë nga afër vendosmërinë e njerëzve për të mos u dorëzuar përballë krizës.
“Sonte në Kaçanik dhe Han të Elezit pashë nga afër forcën e njerëzve që nuk dorëzohen para krizës. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen”, ka shkruar Hoxhaj.
