Serie A sot ka hedhur shortin për sezonin e ri 2026/27.

Kampioni në fuqi, Interi, në ndeshjen e parë do të luaj si nikoqir i skuadrës së Monzas, e cila është rikthyer në elitën e funtbollit italian, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Napolit, në javën e parë do të luaj si mysafire e Genoas, Milan luan kundër Torinos, derisa Juventusi përballet me Frosinonen.

Java e Parë e Serie A për sezonin 2026/27:

  • Atalanta-Sassuolo
  • Bologna-Lazio
  • Frosinone-Juventus
  • Genoa-Napoli
  • Inter-Monza
  • Parma-Cagliari
  • Roma-Fiorentina
  • Torino-Milan
  • Udinese-Como
  • Venezia-Lecce

Kampionati i ri i Serie A, nis me 22-23 gusht./IndeksOnline/