Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ka goditur Filipinet, duke shkaktuar të paktën 15 viktima dhe mbi 200 të lënduar. Ky ishte një ndër tërmetet më të fuqishme që ka goditur rajonin së fundmi.
Sipas Institutit Filipinas të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (PHIVOLCS), valë cunami u regjistruan në gjashtë zona të Mindanaos. Zonat më të prekura ishin përgjatë bregdetit jugor të Mindanaos, ku valët më të larta të matura arritën në 1.4 metra.
Pas tërmetit kryesor u regjistruan edhe mbi 138 pasgoditje, me magnitudë që varionte nga 1.3 deri në 6.7. Zyrtarët vlerësojnë se tërmeti ka dëmtuar 37 ndërtesa.
Një paralajmërim për cunami u lëshua gjithashtu edhe për disa rajone fqinje të Australisë, pasi tërmeti goditi brigjet e Filipineve mëngjesin e së hënës.
Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentet e frikës dhe kaosit në një shkollë filipinase. Nxënësit shihen duke u përpjekur të gjejnë strehë, të tmerruar dhe duke bërtitur. Fatmirësisht, megjithëse një pjesë e strukturës së shkollës u shemb gjatë lëkundjeve, nuk u raportuan të lënduar në këtë incident specifik.
