Një 19-vjeçar shqiptar në Britani është dënuar me 6 vjet e 3 muaj burg pasi tentoi të importonte një armë zjarri nga SHBA.

Henri Nikolli nga Hertfordshire porositi në mars të vitit të shkuar, te një kompani amerikane, një “paketë trajnimi për qen.” Paketa u ndalua nga Siguria Kombëtare dhe në të ndodhej një pistoletë e municione.

Nikolli u arrestua më 10 prill 2025 jashtë një shtëpie.

Në banesën e tij u gjetën tri armë të vjetra të modifikuara. Aftësia e tij për të prodhuar ose përshtatur armë e municione u vu re edhe te sendet e tjera të sekuestruara.