Ish-futbollisti i Konyasporit dhe përfaqësuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, ka folur para ndeshjes finale të play-offit që zhvillohet sonte ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Në një prononcim për HT Spor, Bytyqi u shpreh optimist për paraqitjen e Kosovës, duke theksuar se arritja deri në finale nuk është rastësi.
“Kualifikimi ynë në finale nuk më befasoi. Duhet të jemi më të mirë në mbrojtje ndaj Turqisë. Gjithmonë e kemi pasur cilësinë tonë. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe konkurruese.”
Kosova synon të kurorëzojë me sukses këtë fazë të play-offit, ndërsa përballë do të ketë një kundërshtar të fortë si Turqia./Indeksonline/
