**Mëlçia juaj dërgon sinjale alarmi: Ja shenjat që tregojnë se mund të jetë dëmtuar**
Kujdesi ndaj trupit dhe vëmendja ndaj sinjaleve që ai dërgon janë thelbësore për mirëqenien tonë. Çdo shenjë e re apo e pazakontë mund të tregojë një problem të mundshëm shëndetësor. Mëlçia është një organ jetik me rol kyç në tretje dhe detoksifikimin e organizmit. Megjithatë, për shkak të grumbullimit të toksinave nga ushqimi dhe mjedisi, funksioni i saj mund të ngadalësohet ose dëmtohet. Ka disa simptoma që mund të sinjalizojnë një mëlçi të ngarkuar apo të dëmtuar:
* **Lodhje e theksuar:** Ndjeni lodhje të vazhdueshme, edhe pas aktiviteteve minimale fizike.
* **Dhimbje koke:** Shfaqen dhimbje koke, veçanërisht pas syve.
* **Dhimbje në kyçe dhe muskuj:** Ndjeni dhimbje të paarsyeshme në kyçe dhe muskuj.
* **Djersitje e shtuar:** Djersitje më intensive se zakonisht, si pasojë e përpjekjes së trupit për të eleminuar toksinat që mëlçia nuk i përpunon dot plotësisht.
* **Probleme me lëkurën:** Shfaqen akne, ekzema apo probleme të tjera të lëkurës, që vijnë nga akumulimi i substancave toksike të papërpunuara nga mëlçia, të cilat trupi përpiqet t’i nxjerrë përmes lëkurës.
* **Reagime alergjike:** Jeni më shpesh pre e alergjive, si rezultat i grumbullimit të toksinave në organizëm.
* **Probleme me tretjen:** Vështirësi si kapsllëku, të vjellat, dhimbjet e stomakut dhe fryrjet.
* **Shtim i pashpjegueshëm në peshë:** Shtoni në peshë, edhe pse sasia e ushqimit të konsumuar nuk është e madhe.
* **Vështirësi në tretjen e yndyrnave:** Keni probleme me tretjen e ushqimeve të pasura me yndyrë.
* **Erë e pakëndshme:** Vëreni erë të pakëndshme të trupit ose gojës.
* **Çrregullime hormonale:** Keni disbalanca hormonale, pasi mëlçia nuk arrin të eliminojë hormonet e tepërta.
* **Vështirësi në përqendrim:** Keni vështirësi të përqendroheni dhe ndjeni një rënie në performancën mendore.
* **Depresion dhe ankth:** Ndjeni depresion ose ankth, pa ndonjë shkak të dukshëm apo ngjarje traumatike.
* **Ndjenja e shqetësimit:** Keni një ndjenjë të vazhdueshme shqetësimi ose parandjenjë të keqe.
Nëse vëreni disa prej këtyre shenjave, është thelbësore të konsultoheni me një mjek për një diagnozë të saktë dhe trajtimin e duhur. Kujdesi i hershëm mund të parandalojë dëmtimet më të rënda të mëlçisë.
