Pesë persona janë arrestuar si rezultat i një operacioni policor të kryer nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Policia e Kosovës (PK). Ky aksion vjen në kuadër të hetimeve që PSRK po zhvillon për krime lufte, konkretisht në rastin e njohur si “Reçaku II”.
Gjatë operacionit, janë realizuar urdhër-kontrolle në disa lokacione.
Lidhur me këtë operacion, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media. Konferenca është paraparë të mbahet në orën 13:00, ku do të jepen informacione shtesë.
