**Tiranë: Efektiv policie i jep fund jetës me armën e shërbimit, dyshohet për probleme mendore**

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën, ku një efektiv i Policisë së Shtetit dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e tij të shërbimit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një 34-vjeçar me inicialet I.S., i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë intensivisht për zbardhjen e saj.

Deri në këto momente, Policia e Tiranës nuk ka lëshuar ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin.