Moslejimi i gjyqtarit somalez, Omar Abdulkadir Artan të hyjë në SHBA për Botëror mori vëmendje të madhe.
Arsyeja kishte të bëjë me lidhjet e tij me disa nga organizatat terroriste në vendin e tij, gjë që e mohoi Artan.
Megjithatë, FIFA ka vendosur që t’i paguajë pagën e plotë që do të merrte si gjyqtar i Botërorit, ndonëse nuk referoi asnjë ndeshje.
Shuma e saktë e pagesës së tij nga FIFA ende nuk dihet, pasi që gjyqtarët do të paguhen pas përfundimit të Kampionatit Botëror./IndeksOnline/
