**Demonstrata anti-G7 në Gjenevë shkakton dëme të para**
Mijëra demonstrues u mblodhën të dielën në Gjenevë për të protestuar kundër samitit të G7, i cili nis të hënën në Evian. Marshimi filloi pak para orës 15:15 nga Parku Mon Repos, nën masa të rrepta sigurie.
Gjatë rrugëtimit të demonstratës, u shënuan dëme në një degë banke të vendosur në Rue des Alpes, raporton RTS. Sipas informacioneve paraprake, fasada dhe dritaret e godinës janë thyer me çekiç, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu, një makinë mori flakë në Place Dorcière. Në zonë u dëgjuan edhe shpërthime të tjera. Ndërkohë, u raportuan përleshje pranë stacionit të trenit.
Samiti i G7-s, i cili bashkon shtatë fuqitë kryesore ekonomike të botës (Gjermania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar), do të mbahet në Evian nga data 15 deri më 17 qershor. Probleme dhe bllokime pritet të ketë deri më datën 19 qershor.
