Real Madrid ka arritur marrëveshje verbale me Chelsean për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll, Marc Cucurella, raportoi gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, marrëveshja është arritur mes të gjitha palëve të përfshira, përfshirë edhe vetë futbollistin, i cili ka dhënë pëlqimin për kalimin në “Santiago Bernabeu”, shkruan Indeksonline
“Los Blancos” e kanë identifikuar Cucurellan si opsionin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa detajet financiare të transferimit pritet të bëhen publike në ditët në vijim.
Mbrojtësi 27-vjeçar do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 dhe do t’i bashkohet gjigantit spanjoll për sezonin e ardhshëm.
Cucurella iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2022 nga Brighton dhe gjatë periudhës së tij në Londër u shndërrua në një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të skuadrës.
