Sami Lushtaku, kryetar i Skënderajt, i është kundërpërgjigjur Dejona Mihalit, e cila e përmendi në një postim për Përparim Ramën, duke e lidhur me “krimin e organizuar”.
Lushtaku e pyet Mihalin se çfarë misioni ka në Kosovë, kush e paguan dhe “a të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?”.
Postimi i tij i plotë:
Ti Dejona e Aleksandrit nga Greqia,
Meqë së fundi më ke përmendur shpesh, ta dish që grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të japni shumë përgjigje jeni ju.
Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?
Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?
Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa?
Kush të financon ty?
Çfarë misioni ke në Kosovë?
Për kë punon ti?
A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?
