Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se ka ndaluar një shtetas 45-vjeçar nga Kosova në vendkalimin kufitar Bllacë, pasi ky person ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Sipas njoftimit të MPB-së, ndalimi i A.R. (45) nga Kosova u bë më 16 qershor 2026, rreth orës 17:00, në Pikën Kufitare Bllacë, gjatë hyrjes në shtet. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimit në sistemet operative, u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Interpol.

Pas ndalimit, personi i është dorëzuar nëpunësve policorë të Njësisë Policore Mirkovc për procedura të mëtejshme.