Reperi Mystikal, i cili u nominua disa herë për çmime Grammy në fillim të viteve 2000, u dënua me 20 vjet burg për përdhunimin e një gruaje në shtëpinë e tij në Luiziana në vitin 2022, shkruan CNN.
Mystikal, emri i vërtetë i të cilit është Michael Lawrence Tyler, u deklarua fajtor për përdhunim të shkallës së tretë në mars, transmeton Indeksonline.
Marrëveshja e pranimit të fajësisë e kufizoi dënimin e tij në 20 vjet, pesë vjet më pak se dënimi maksimal për krimin.
Kjo shmangu një akuzë për përdhunim të shkallës së parë, e cila do të kishte rezultuar automatikisht në një burgim të përjetshëm./Indeksonline/

