**KQZ përfundon numërimin, Aleanca siguron shtatë mandate në Kuvend**
Në ditën e dhjetë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve.
Të enjten në mëngjes do të nisë rinumërimi i fletëvotimeve në 185 nga gjithsej 2,498 vendvotime.
Bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ, Aleanca ka siguruar shtatë ulëse, ose mandate deputetësh, në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.
Kandidatët nga ky subjekt politik që fituan mandatet e deputetit janë: Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.
