**Haxhiu: Nuk kam parë thirrjen e SHBA-së për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit**

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk ishte në dijeni të thirrjes së lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, që kërkonte përfshirjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit.

Gjatë një bisede me mediat, Haxhiu iu përgjigj shkurtimisht pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë temë, duke theksuar se nuk kishte informacion mbi këtë nismë.

Ajo u shpreh prerë: “Nuk e kam parë, nuk e kam parë.”