Bordi i Paqes përmes një njoftimi në “X” ka bërë të ditur se ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka inspektuar sot punimet në ndërtimin e asaj që quhet “Life Support Area Endurance”, shkruan Express.
Hapësira në fjalë do të shërbejë si pikë kyçe për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese, ndërkohë që ata do të ndihmojnë përpjekjet e restaurimit dhe ato humanitare.
“Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, inspektoi ecurinë e punimeve në Bazën e Mbështetjes Logjistike ‘Endurance’, e cila do të shërbejë si një pikë kyçe për ISF-në për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim gjatë mbështetjes së përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare.”, thekson njoftimi.
Kosovo Ambassador, @InesDemiri1 inspects the construction progress at Life Support Area Endurance, which will serve as vital waypoint for ISF to refit while supporting restoration & humanitarian efforts. #BoP #Gaza #StabilityStartsHere #Kosovo pic.twitter.com/MexT531AE5
— Board of Peace (@BoardOfPeace) June 18, 2026
