Ka përfunduar pa fitues ndeshja e Kupës së Botës, mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut.
Rezultati përfundimtar pas 90-minutave ishte i barabartë, 1-1, shkruan IndeksOnline.
Kombëtarja çeke ishte duke udhëhequr që nga minuta e gjashtë, pas golit të shënuar nga Michal Sadilek.
Por kombëtarja afrikene nuk u dorëzua, duke barazuar rezultatin me Teboho Mokoena, pasi u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 83-të.
Çekia dhe Afrika e Jugut kanë nga një pikë në dy ndeshje, dhe rrezikojnë kualifikimin në raundin e eliminimit direkt në Kupën e Botë, pasi Meksika dhe Korea e Jugut kanë nga tre pikë në Grupin A./IndeksOnline/
